Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Reshjet e dendura, ndërpritet ndeshja mes Genoas dhe Napolit

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |


Moti i keq dhe reshjet e dendura në itali, bënë që sfida mes Genoas dhe Napolit të ndërpritej në minutën e 60′ të saj.Reshjet filluan rreth mesit të pjesës së parë dhe bënë të pamundur qarkullimin e topit në terrenin e “Marassi-t”, ndërsa intensiteti i tyre, vështirësoi edhe shikimin.Për këtë arsye, arbitri kryesor Abisso thirri skuadrat në dhomat e zhveshjes, ndërsa sipas protokollit, duhet pritur 45 minuta për të marrë vendimin final.Gjithsesi pas rreth 10 minutash, skuadrat u rikthyen sërish për të luajtur minutat e mbetura, pasi reshjet ulën intensitetin dhe terreni u përmirësua ndjeshëm.Më herët, rreth orës 19:30, po për shkak të reshjeve të dendura, u shty edhe finalja e parë e Kupës së Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate.