Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Reali i Madridit arrin akordin me talentin shqiptar

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Shumat që derdhen në merkato janë një tmerr i vërtetë. Të shpenzosh 100 milionë euro për një 34 vjeçar si Cristiano Ronaldo janë shumë, pavarësisht se të gjithë i dimë aftësitë e luzitanit. Të shpenzosh 222 milionë euro për një talent si Neymar Jr janë tmerrësisht shumë. Braziliani më shumë ka qëndruar në infermjeri se sa në fushën e blertë.

Histori që mbase nuk janë aspak të bukura për tu dëgjuar, pasi aftësitë e tyre nuk diskutohen për asnjë çast, por shifra, eh… shifrat janë me të vërtetë të çmendura. E për këtë fakt, shumë skuadra kanë nisur të peshkojnë te skuadrat e moshave futbollist me plot cilësi dhe talent, ku në të ardhmen padiskutim do të jenë një yll në fushën e blertë. Një prej tyre është djaloshi i talentuar, Olghe Balliu. Vetëm 13 vjeçar, Balliu ka bindur skaut të Realit të Madridit dhe shumë shpejt pritet të bashkohet me akademinë e një prej skuadrave më të forta në botë.

Shtati i tij i shkurtër nuk e pengon aspak që të jetë një “turbo” në fushën e blertë. Me një të majtë të hidhur, Balliu mund të bëj shumë mirë detyrat mbrojtëse, duke krijuar idenë se Reali e ka gjetur pasuesin e Marcelos tashmë. 145 centimetrat e tij nuk e ndalin Balliun që të kërkojë akoma dhe më shumë nga vetja, teksa dëshiron që një ditë të vesh fanellën “Los Blancos”.

Talenti i tij u vu re te skuadra italiane e Cittadella, ndërsa më pas erdhi thirrja nga Reali i Madridit. Fillimisht ishte familja e tij që shpenzoi rreth 200 euro për të vizituar qendrën stërvitore të skuadrës së të rinjve të Realit, ndërsa më pas… Eh më pas! Telefonata e dytë ishte sërish nga Reali, por këtë herë, ndryshe nga hera e parë, Balliu nuk shpenzoi asnjë qindarkë, teksa shpenzimet u mbuluan totalisht nga Reali i Madridit.

E gjitha kjo është zbuluar nga babai i Olgha, Lulzimi, i cili tregon për mediat italiane kontaktet e para me skaut të klubit spanjoll.

“Ne kemi bërë një reklamë me Adidas, sponsor i Realit. Megjithatë, rregullat e UEFA-s na ndalojnë që të mos firmosim me kampionët e Europës deri kur djali im të mbush 16 vjeç. Gjithsesi, le të shohim se çfarë do të ndodhi!

Çfarë do të thotë Reali për ju? Kënaqësi dhe krenari për djalin tim, por këmbët do të jenë gjithmonë në tokë. Do transferoheni familjarisht në Madrid? Për mua do të ishte e vështirë, pasi unë kam punë këtu, por kush e di … . Shtëpia është tani një fushë futbolli. Olghe luan me top gjithandej.

Shkolla? Nuk është aq mirë. Ju do të studioni, po, ndoshta të bëheni profesor i edukimit fizik. Është pak i ndrojtur , por ai ju bën të argëtoheni në fushë. Atalanta dhe Chievo, në Itali, janë të interesuar për djalin tim. Do të shohim se çfarë ndodh.”-tregon babai./