Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Prishtina mposht Trepçën ’89 dhe mban hapin e Feronikelit

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Prishtina ruajti hapin e Feronikelit kryesues, teksa mori fitore me rezultatin 2-0 përballë Trepçës ’89, në sfidën që mbylli javën e 13 të IPKO Superligës, zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.Skuadra e Josës gjeti avantazhin që në minutën e 15’, falë golit të shënuar nga sulmuesi tiranas, Mario Morina, i cili duket se ka rilindur te bardheblutë e Kosovës.Sfida ishte mjaft interesante, kjo falë edhe angazhimit maksimal të skuadrës nga Mitrovic,a që kërkonte të mos dilte pa pikë nga transferta kryeqytetase.Në minutën e 69’, Pefqeli shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes, ndërsa dy minuta më pas, Maloku la Trepçën me 10 futbollistë, duke bërë edhe më të thjeshtë triumfin e Prishtinës.Vërshëllima e trefishtë la në fuqi fitoren 2-0 të Prishtinës, që mbetet në vendin e dytë, në koutën e 27 pikëve, dy më pak sesa Feronikeli, që kryeson me meritë kampionatin e Kosovës.