Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Presidenti kinez vendos rekord te Interi

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Tashmë nuk ka më dyshime pasi gjithçka ka marrë trajtën zyrtare. Ashtu siç edhe parashikohej Steven Zhang është presidenti i ri i Interit duke pasuar në këtë detyrë indonezian Erick Thohir, post të cilin ky i fundit e mbante që nga nëntori i vitit 2013-të, vetëm pak muaj pasi u bë pronar i mazhorancës së aksioneve të klubit zikaltër.Steven Zhang bëhet kështu presidenti më i ri në historinë e Interit pasi është vetëm 26 vjeç. Që nga momenti që kinezët e Suning Group blenë nga Thohir 69% të aksioneve të Interit, djali i pronarit të klubit Zhang Jindong ka qëndruar gjithmonë në Milano duke ndjekur me interes të gjithë aktualitetin zikaltër dhe duke mbështetur skuadrën me praninë e tij në stadiume përkrah zëvendës-presidentit Javier Zanetti.

Në asamblenë e klubit përveç se është vendosur largimi i Erick Thohir me Suning Group që ka blerë edhe 30% e aksioneve që zotëroheshin nga indoneziani është përzgjedhur edhe Zhang Jr, si president i ri, me klubin zikaltër që i ka uruar mirëseardhjen me një video shumë domethënëse në profilin zyrtar në Twitter.
Përsa i përket financave ky është viti më i mirë i Interit në 15 vitet e fundit, madje më i mirë edhe se 2010-ta kur zikaltrit fituan tripletën e famshme, pasi gjatë sezonit 2017-2018 edhe pse skuadra nuk merrte pjesë në kompeticionet europiane ka patur një rritje me 9% të të ardhurave nga sezoni i kaluar me një faturim total prej 346,9 milionë eurosh. Humbjet kanë arritur kuotën më të ulët që nga sezoni 2002-2003 me vetëm 17,7 milionë euro, kjo për meritë të Suning që ka futur në klub shumë sponsorë nga Azia, por edhe për meritë të tifozëve zikaltër që vetëm për të ndjekur Interin në San Siro derdhin në arkat e klubit shuma të konsiderueshme parash.