Premiere League pa surpriza, fitojnë të mëdhatë

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Asnjë surprizë, në ndeshjet e orës 16:00, të Premiere League-s angleze, ku të gjithë ekipet pretendente kanë arritur të marrin tre pikët e mundëshme.

Kështu Arsenali u rikthey te fitorja, pas dy humbjeve radhazi, ndaj Stoke City dhe Liverpool. Topçinjtë e Wenger triumfuan 3-0 ndaj Bournemouth, me gola të shënuar nga Lacazette dhe dopietë e Welbeck.

Kampionët në fuqi të Chelsea arritën të marrin një fitore me shumë vlera, në transfertën nda Leicester. Ekipi i Antonio Conte shënoi dy herë me anë të Morata dhe Kante, ndërsa vendasit ngushtuan diferencën me anë të Vardy.

Fitore arriti edhe Tottenham, në transfertën e vështirë ndaj Everton, me rezultatin e pastër 0-3. Dy gola nga Harry Kane dhe një nga Eriksen, i dhanë fund serisë prej dy ndeshjesh pa fitore, të nënkampionëve të Anglisë.

Në orën 18:30 do të zbresë në fushë Manchester United, në transfertën ndaj Stoke. ‘Djajtë e kuq’ do të kërkojnë të fitojnë për të ruajtur serinë e tre fitoreve radhazi, në po kaq ndeshje, si dhe për të rimarrë kreun e renditjes, i cili prej pak orësh mbahet nga rivalët e Cit