Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Pas zyrtarizmit të kandidaturave, ja çfarë thotë Armand Duka për Bashkim Finon

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zyrtarizoi sot rikandidimin e tij për një mandat tjetër në krye të Federatës së Futbollit.
Në një intervistë për Top Channel duka ka thumbuar kundërshtarin e tij ish deputetin socialist Bashkim Fino.
Në këtë garë, pas shumë vitesh, një kandidat tjetër vjen nga politika. Kishte kohë që nuk ndodhte. Çfarë mendimi keni për këtë gjë dhe a i druheni ndërhyrjes së politikës në këtë aspekt?
Unë jam i prirur të mendoj gjithmonë pozitivisht dhe në këtë rast dua të mendoj pozitivisht. Besoj se nisma është një nismë private, e një individi të cilin unë e njoh, ashtu sikurse e njohin të gjithë sepse është një personazh i jetës publike shqiptare. Një ish-kryeministër, deputet i Partisë Socialiste, madje edhe Sekretar Organizativ i saj. Gjithsesi unë do të doja ta shikoja jo si një nismë të Sekretarit Organizativ të PS-së, por si nismë e Bashkim Finos dhe disa shokëve të tij që e mbështesin. Duhet ta shoh dhe dua ta shoh kështu këtë garë deri në fund. E konsideroj si një nismë pozitive, një dëshirë e tij për të kontribuar dhe për të dhënë eksperiencën e tij për menaxhimin e një institucioni, atij më të rëndësishëm të sportit në Shqipëri.