Partizani zhytet në krizë në fund të tabelës

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Skënderbeu ka triumfuar 2-0 në supersfidën e javës së 3-të përballë Partizanit në ndeshjen e luajtur në Korçë. Vendasit bënë një lojë mjaft të mirë duke e kontrolluar të gjithë takimin dhe duke mbajtur larg sulmet e të kuqve. Te Partizani i Iulianos u vu re një çorientim dhe mungesë organizimi si në mesfushë ashtu edhe në sulm.
Skënderbeu kaloi në avantazh në minutën e 66-të. Muzaka depërtoi bukur në qendër dhe pasoi për Soue i cili pasi futet në zonë godet lehtë një top i cili nuk bllokohet nga Hoxha dhe përfundon në rrjetë.Në minutën e 86-të Mici tenton të depërtojë në zonë nga krahu i majtë, por pengohet nga Trashi dhe arbitri akordin penallti. Lilaj ekzekutoi në mënyrë perfekte penalltinë në trekëndëshin e portës dhe Alban Hoxha edhe pse e kuptoi krahun, nuk mundi ta ndalonte.Skënderbeu goditi edhe dy herë shtyllën ndërsa nuk munguan rastet e rrezikshme, por shpëtimtar u bë portieri Alban Hoxha. Me këtë humbje Partizani shkon në vendin e fundit në tabelë me 0 pikë dhe 0 gola të shënuar në këto 3 ndeshje të para të këtij sezoni të Superligës. Skënderbeu shkon përkohësisht në vendin e parë me 8 pikë, por pret Teutën që duhet të përballet me Flamurtarin të dielën.