Partizani mposhtet në Vlorë, penalltia që kryqëzoi Alban Hoxhën minutat e fundit

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Sfida mes Flamurtarit dhe Partizanit është mbyllur në rezultatin 1-0 në favor të vlonjatëve. Një ndeshje që nuk kaloi pa polemika, duke u konsideruar ndoshta edhe më e rëndësishmja e javës së 17-të, ka arritur të sjellë golin vetëm në minutat e fundit.

Pikërisht në minutën e 95-të Bushiç goditi penalltinë, që ndonëse u prit nga Alban Hoxha arriti të prekte rrjetën në një tentativë të dytë, ndërkohë që Starova që nuk i kurseu ofendimet dhe shtyrjet ndaj gjyqtarit Enea Jorgji. Si pasojë tekniku i kuq u detyrua të linte pankinën.