Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Partizani fiton përmes tensionit me Laçin, ruan kreun

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Partizani doli me fitore nga ndeshja e javës së 13-të ndaj Laçit, me shifrat e ngushta 1-0.Ndeshja ishte e vakët dhe pa shumë raste për të dyja ekipet, të cilat provuan vetëm me topa të gjatë, e duke u treguar të kujdesshme në prapavijë.Ndeshja u vendos nga goli i Bardhit në minutën e 62-të, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një goditje dënimi, pas harkimit të Trashit.Deri në fund, Elvi Berisha pati një rast të artë, por Hoxha priti me këmbë.Pak minuta më vonë, po Berisha u ndëshkua direkt me karton të kuq, për një ndërhyrje fatale ndaj Ibrahimit.Me këtë fitore, të vulosur sërish nga Bardhi, Partizani shkon në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Skënderbeu vazhdon të ndjekë, me 2 pikë më pak.