Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

NYTIMES plas bomben : Presidenti i Milanit Li i mbytur në borxhe. S’ka perandori minierash

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Kur Li Yonghong bleu Milanin, askush nuk e kishtë dëgjuar më parë emrin e tij në Itali, Europë, e madje as në vetë vendlindjen e tij.

New York Times hedh dyshime mbi pasurinë e vërtetë të “perandorisë” së padronit kinez të Milanit.

Tre gazetarë të prestigjozes amerikane kanë hulumtuar që nga muaji gusht pasurinë e Li Yonghong dhe kanë dalë me një artikull që ngre disa pikëpyetje shqetësuese.

Së pari, ata zbuluan se Li nuk është përmendur asnjëherë në listën e personave më të pasur në Kinë dhe perandoria e minierave që ai thotë se zotëron, nuk njihet as në vetë qarqet e minierave në Kinë.

Megjithatë, duket se Li kishte ato që duheshin; paratë. Ai bleu plotësisht Milanin në muajin prill për shumën e 860 milionë dollarëve nga Silvio Berlusconi.

Kjo pasoi me një merkato të çmendur, ku u shpenzuan qindra miliona të tjera dhe bëri që tifozët e Milanit të shpresonin.

Por, kohë të turbullta duken sërish në horizont. Vetë drejtuesit kinezë të “Kuqezinjve” janë duke kërkuar investitorë të rinj për të rifinancuar borxhin e madh që Li mori kur e bleu klubin, borxh që duhet të nisë nga shlyerja brenda një viti.

Sa u takon minierave të fosforit, të paktën në dokumentacionet e autoriteteve kineze ato nuk figurojnë në emër të pronarit të Milanit dhe zyrat e kompanisë së tij në Guangzhou, ku thotë se ka qendrën, ishin të boshatisura prej kohësh në momentin që u vizituan nga gazetarët e New York Times, të cilët gjetën vetëm shënimin: “Mbyllur për mospagim qiraje”.

New York Times thotë se vetëm brenda një viti, miniera në fjalë është shitur dhe blerë plot katër herë dhe në dy raste me kosto zero dhe në asnjë rast nuk figuron kompania e presidentit të Milanit.

Gazeta amerikane thotë se kontaktoi me përfaqësues të Li, të cilët nuk komentuan këto pretendime, por siguruan se “perandoria e minierave të Li Yonghong është verifikuar nga avokatët dhe bankat italiane”.