Nuk mbahet Shkëndija, fiton dhe blindon kreun

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Shkëndija ka nisur një super kampionat këtë vit sportiv. Në ndeshjen e kësaj jave, ekipi tetovar ka fituar përballë Shkupit, në fushë kundërshtare. Ka qenë Mishevski që ka shënuar për Shkupin që në minutën e 20 të takimit. Ibrahimi barazoi për Shkëndijën në minutën e 39. Pjesa e parë e takimit u mbyll 1:1. Ndërkaq, tetovarët e Shkëndijës shënuan gol në minutën e 80 me anë të Hasanit, duke mbyllur gjithçka në 1:2.

Pas fitores, Shkëndija renditet në vendin e parë në kampionat me 19 pikë, pasohet nga Akademija Pandev dhe Vardari. Ekipi i Vardarit ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe se është “armiku” kryesor i Shkëndijës.