Nejmar godet pas shpine Barcelonën dhe e denoncon tek UEFA

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Me sa duket nuk është vetëm Spanja që kërkon ta nxjerrë Barcelonën nga “La Liga” në rast se Katalonja merr pavarësinë. është lojëtari i njohur brazilian Nejmar, që thuhet se pas transferimit tek PSG kishte paditur tek UEFA ish-klubin e tij. I këshilluar edhe nga avokatët e tij, ai denoncoi që Barcelona të përjashtohej nga Liga e Kampioneve, pasi sipas pretendonte që klubi nuk kishte respektuar kontratën me të, veçanërisht të atin, i cili njëkohësisht është edhe menaxheri.

Babai i Nejmar pretendonte se duhej të paguhej nga Barcelona me një shumë prej 26 milionë eurosh, si një pagesë besnikërie. Ai e vonoi qëllimisht transferimin e të birit, që të ndodhte pas 31 korrikut, teksa lëvizja e lojtarit u përfundua në 3 gusht. Por Barça refuzoi ta paguante këtë vlere dhe palët nuk u ndanë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gjithsesi, nga Spanja thuhet se UEFA e ka hedhur shumë shpejt poshtë pretendimin e brazilianit, duke mos e marrë në shqyrtim kërkesën e tij.