Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ndeshjet e javës, Skënderbeu mban kreun e Superligës

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Skënderbeu mbajti kreun e Superligës edhe këtë javë, ndërsa Partizani ruajti diferencën prej 1 pikë me vendin e parë. Ekipi korçar arriti fitore minimale 1-0 me Kastriotin e vendit të fundit, që pësoi humbjen e shtatë radhazi. Goli i Muzakës, në pjesën e parë vendosi takimin.Fitore po 1-0 edhe për Partizanin ndaj Kamzës. Në “Selman Stërmasin” e boshatisur për shkak të dënimit të Komisionit të Disiplinës ishte Telushi protagonisti. Ai shënoi golin në fillimin e pjesës së dytë, duke i dhënë 3 pikë me vlerë të kuqve.Kthim te fitorja edhe për Laçin që triumfoi në fushën e Luftëtarit me rezultatin 1 – 0. Shtubina ishte përcaktues me golin e tij në minutat e fundit. Të premten Flamurtari mundi Kukësin 2 – 1, ndërsa Teuta triumfoi me përmbysje po 2 – 1 me Tiranën.