Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Napoli -8 pikë nga Juventus, Veseli përmbys Atalantën e Berishës e Gjimshitit

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |


Napoli u ndal në barazim pa gola në “Sao Paolo” ndaj Chievo, e cila mban vendin e fundit në Seria A. Pas kësaj jave napolitanët e shohin veten 8 pikë larg Juventus, ndërsa Chievo për herë të parë në këtë sezon shkon në kuotë pozitive pikësh, tani ata e kanë një pikë.Një Napoli i shëmtuar dhe pa ide për të finalizuar aksionet e rrezikshme që ndërtuan. Ishte Mertens që u përpoq në dy raste por një herë u ndal nga Sorrentino dhe një herë gaboi vetë, edhe Insigne provoi të shënojë në të dytën por pa rezultat.Ndërkohë Empoli me Frederik Veselin në fushë arriti të fitojë me përmbysje në fund ndaj Atalantës së Berishës dhe Gjimshitit. Të tre lojtarët shqiptarë luajtën titullarë në këtë ndeshje. Atalanta kaloi dy herë në avantazh në pjesën e parë me Freuler dhe Hateboer, ndërsa La Gumina ngushtoi diferencën në fund të 45 minutave të para.Në të dytën është një autogol i Masiello në të 77’-ën, ndërsa në të 84’-ën Ilicic ndëshkohet me karton të kuq. Në minutën e parë shtesë është Empoli që shënon golin e fitores me Silvestre. Atalanta kthehet me këmbë në tokë pas asaj fitoreje fantastike ndaj Interit, ndërsa Berisha e Gjimshiti kanë qenë të pafat në këtë ndeshje që luajtën të dy titullarë. Për Empolin ishte një fitore shpresë dhënëse sepse largohen nga zona e ftohtë duke zbritur Bolognan në vend të 17-të, të cilët barazuan 0-0 me Fiorentinën.