Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Nadal numri 1, mund ta mbajë deri në 2018

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Turneu i fundit Slam përsa i përket vitit 2017 sapo përfundoi dhe pas titullit të tretë në Flushing Meadows, Rafel Nadal konsolidon pozitat në klasifikimin e përgjithshëm botëror. Aktualisht 31-vjecari spanjoll numëron 1960 pikë më shumë sesa Roger Federer, që në New York shkoi deri në cerekfinale duke përfituar 360 pikë. Veterani zviceran ngjitet në pozicionin e dytë në renditjen ATP, duke ndërruar kështu vendin me tenistin britanik Andy Murray. 30-vjecari skocez ka vendosur të pushojë dhe të rikthehet në muajin janar, sidoqoftë Murray rrezikon të zbresë akoma më poshtë, pasi në muajt që vijojnë ka shumë pikë për të mbrojtur. Ndonëse nuk spikatën në US Open përfitojnë nga dy pozicione Alexander Zverev dhe Marin Cilic që klasifikohen respektivisht në vendet katër dhe pesë, ndërsa Djokovic që është tërhequr gjithashtu për pjesën e mbetur të sezonit rrëshqet në vendin e gjashtë. Austriaku Dominic Thiem fiton një pozicion duke u ngjitur i shtati, ndërkaq tenisti tjetër helvet Stan Wawrinka humbet plot katër vende dhe 32-vjecari nga Lozana pritet që shumë shpejt të dalë nga dhjetëshja e parë e botës, pasi sic dihet do të rikthehet në vitin 2018. Kompletojnë dhjetë të parët Grigor Dimitrov dhe Pablo Carreno Busta, që në Shtetet e Bashkuara përfitoi 720 pikë nga kualifikimi për në fazën gjysmëfinale. 26-vjecari asturian hyn prë herë të parë mes më të mirëve, ndërkaq përmirësimin më të dukshëm në renditjen botërore e ka Kevin Anderson që përfitoi plot 17 pozicione. I persekutuar përgjatë gjithë sezonit të kaluar nga dëmtimet e shumta 31-vjecari jugafrikan e filloi vitin 2017 në vendin e 80, gjithsesi tani Anderson renditet në pozicionin e 15 menjëherë pas Kei Nishikori-t. Deri në fund të sezonit mbeten edhe dy muaj dhe për momentin për në Londër në turneun përmbyllës të tetë më të mirëve të vitit e ka siguruar biletën vetëm dyshja Nadal – Federer. Shumë pranë kualifikimit është edhe Sasha Zverev që ka fituar radhazi dy turnetë e fundit Masters, ndërkaq mundësi shumë të mira kanë gjithashtu edhe Dominic Thiem, Grigor Dimitrov dhe Marin Cilic. Në tetë javët e fundit të sezonit të rregullt kalendari përmban turnetë 500 në Tokio, Pekin, Vjenë dhe Bazel, por gjithsesi shumë pritet të influencojnë pikërisht dy aktivitet e fundit Masters të vitit 2017 në Shangai dhe Paris. Mbi të gjitha shumë e ashpër pritet të jetë beteja për numrin 1 të botës. Vitin e kaluar Murray mundi Nolen në fotofinish, ndërsa sivjet Nadal duhet të mbrohet nga sulmi i pritshëm i Roger Federer, që në 12 vitet e fundit ka bërë plot 9 herë më mirë sesa Rafa në turnetë pas Slemit Amerikan. Për të krijuar një ide më të qartë Nadal kishte plot 44 muaj pa fituar në sipërfaqe të shpejtë, që nga turneu i Katarit në vitin 2014, kështuqë gjithcka pritet të kulmojë në kryeqytetin britanik, në O2 Arena në “ATP Finals”, turne që Rafa nuk ka arritur dot ta fitojë ende, ndonëse numëron plot 16 vjet karrierë në tenisin profesionist.