Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Milan rikthehet në Nyon, pritet gjobë nga UEFA

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Katër muaj pas vendimit të CAS për ripranimin e Milanit në Europa League, klubi kuqezi është gati të kthehet në Nion për të mësuar sanksionet që UEFA do të vendosë për të dhe për të nisur punën për arritjen e një akordi pas mosrespektimit të rregullit të Fair Play Financiar në periudhën 2015-2018.Sipas asaj që publikohet te ‘Corriere Dello Sport’, seanca dëgjimore në lidhje me këtë cështje është përcaktuar të mbahet në datën 12 nëntor. Vendimi i UEFA kishte të bënte me periudhën 2014-2017 dhe përfaqësuesit ligjorë të Milanit dhe ata të qeverisë së futbollit evropian studiuan motivet e CAS për t’u përballur dhe Dhomën e Gjykimit me kuqezinjtë që presin të gjobiten dhe disa sanksione të tjera.

Më pas do të merret në shqyrtim 3 vjecari 2015/20018 dhe objektivi i Elliot është që të nënshkruajë me UEFA, Akordin Vullnetar që është më pak ndëshkues duke shpresuar te fakti që është ndryshuar pronësia që ka sjellë garanci më solide në krahasim me kohën kur klubi administrohej nga Li Yonghong.Të dyja këto aspekte do të kenë një rëndësi të madhe për klubin sidomos kur bëhet fjalë për lëvizjen në merkaton e transferimeve të janarit dhe atë të muajve të verës.