Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Milan fiton me përmbysje, Gattuso merr frymë

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |


Pas dy humbjeve radhazi, Milani ka rigjetur fitoren pasi mundi me përmbysje Sampdorian në San Siro.
Kuqezinjtë fituan 3-2 në një ndeshje emocionuese, ku në fillim kaluan në avantazh, më pas u përmbysën me dy gola të shpejtë të miqve dhe më pas ripërmbysën gjithçka për të shpëtuar stolin e trajnerit Gennaro Gattuso.Ishte sfida e sulmuesve kjo për Milanin, pasi realizuan të tre lojtarët e repartit të avancuar. Pas vetëm pak minutash lojë, Cutrone kaloi në avantazh skuadrën e Gattusos, por shumë shpejt Sampdoria shokoi Milanin me protagonist një ish-kuqezi Ricardo Saponarën, i cili fillimisht shënoi vetë dhe më pas i dha një asist perfekt Quagliarellas, i cili mposhti Donnarumman për herë të dytë.Megjithatë, në minutën 36 Cutrone dhe Higuain u lidhën në mënyrë perfekte me njëri-tjetrin, me argjentinasin që mposhti Auderon duke barazuar shifrat.Golin e fitores për Milanin e realizoi Suso, me një goditje të bukur nga jashtë zone.