Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Marshon Skënderbeu, Lushnja mund Teutën, Dorëhiqet Magani

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Skënderbeu vijon marshimin drejt titullit kampion në Superligë. Korçarët nuk ndalen dhe mposhtin edhe Luftëtarin në shifrat 2-0 me nga një gol për secilën pjesën. Në minutën e 4-të shënon Sabien Lilaj me penallti ndërsa 10 minuta nga fundi Enis Gavazaj i futur në pjesën e dytë mbyll llogaritë. Skënderbeu kryeson i vetëm me 22 pikë pas 8 javësh.Goli i Fatjon Sefës në minutën e 93-të i jep fitoren e parë në kampionat Lushnjes. Myzeqarët mposhtin me përmbysje 2-1 Teutën në “Roza Haxhiu” çka ka detyruar Gugash Maganin të japë dorëheqjen nga pankina e Teutës. Durrsakët kaluan të parët në avantazh me golin e Dedic ndërsa brenda pjesës së parë barazoi Marku. Në limitet e takimit Fatjon Sefa shënon golin e fitores dhe Lushnja e bën festë.