Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Marek Hamsik një legjendë e Napolit, thyen rekordin historik të Maradonas

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Marek Hamsik mund të cilësohet përfundimisht si lojtar më i madh i të gjitha kohërave i Napolit. Pavarësisht se me ekipin nga Kampania janë aktivizuar në vite lojtarë si Maradonna, Careca, Altafini, Ferrara e shumë e shumë të tjerë tashmë sllovaku është numri një në historinë e të kaltërve.

Kjo për arsyen se me golin në ndeshjen që ka zhvilluar sot kundër Sampdorias ai ka kaluar legjendën Diego Armando Maradonna. Hamsik ka shkuar në kuotën e 116 golave me fanellën e Napolit ndërsa legjenda argjentinase ka pasur 115 gola me napoletanët. Tashmë Marek Hamsik është një legjendë e padiskutueshme e Napolit dhe mund të krahasohet me Maradonan të paktën sa i përket shënimit të golave.