Magji në “Anfield”, Liverpooli “shemb” 4-3 “kështjellën” e Manchester City-t

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Bie më në fund miti i Manchester City-t, që nuk kishte pësuar asnjë humbje në 22 ndeshje të Premier League-s. Një Liverpool magjik në “Anfield” iu imponua skuadrës së Pep Guardiolës me rezultatin 4-3. Sfidë e jashtëzakonshme mes dy prej prej skuadrave më të mira të futbollit anglez, që dhuruan emocione të mëdha në stadiumin mitik të Liverpoolit.

Oxlade-Chamberlain zhbllokoi takimin që në minutën e 9-të për Liverpoolin, por në fund të pjesës së parë riktheu barsapeshën në rezultat Sane. Në fillim të pjesës së dytë futbollistët e Liverpoolit u shfaqën të papërmbajtshëm, duke shënuar tre gola të njëpasnjëshëm me Firmino, Salah dhe Mane, ku njëri gol ishte më i bukur se tjetri. “Citizens” mundën të ktheheshin në lojë me finalizimin e Bernardo Silvas në të 84-ën, ndërsa Gundogan me golin e tretë të City-t në shtesë ktheu drithërimat e tifozëve vendas, që gjithsesi shpërthyen në festë pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit, pasi për skuadrën e Guardiolës nuk pati më kohë për të realizuar një tjetër gol. Manchester City gjithsesi mbetet në krye të Premier League-s me 52 pikë, ndërsa Liverpooli i merr vendin e tretë Chelsea-t me golaverazh më të mirë si dhe barazon Manchester United me 47 pikë.

Më poshtë mund të ndiqni kronologjinë e mometeve më pikante të kësaj supersfide të “Anfield”, që u mbyll 4-3.