Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Liria “fik” Dritën në Gjilan, Trepça ’89 “harron” të fitojë

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Drita e Gjilanit u befasua në shtëpi nga Liria e Prizrenit, duke u mposhtur me rezultatin 0-1 dhe duke prishur serinë prej 5 fitoresh radhazi.Ka mjaftuar një gol i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, që skuadra nga Prizreni të dilte me pikë të plota nga kjo transfertë.Edhe Llapi i Podujevës mori fitore minimale 0-1 në transfertën ndaj Ferizajt, falë një goli të shënuar nga sulmuesi Kelmendi, pak minuta para fundit.Në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës, Trepça ’89 nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj skuadrës së Gjilanit. Hysa shënoi për miqtë në pjesën e parë, ndërsa skuadra nga Mitrovica barazoi me anë të Manajt në minutën e 76′.