Lazio-Milan/ Penalltitë përcaktojnë finalistin e Kupës së Italisë

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Në stadiumin “Olimpico” të Romës u luajt ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes Lazios dhe Milanit”Ashtu si takimi i parë në “San Siro”, edhe në Romë sfida mes lacialëve dhe kuqezinjve përfundoi pa gola. Madje edhe dy shtesat 15 minutëshe nuk prodhuan gol.

Finalisti u përcaktua nga gjuajtjet e 11-metërshave.Më të saktë u treguan lojtarët e Milanit, të cilët fituan 5-4 dhe u kualifikuan në finale, ku përballë do të kenë Juventusin.

Gjatë ekzekutimit të 11-metërshave, Strakosha priti dy të tilla dhe po aq priti edhe portieri i Milanit, Giggio Donnarumma, por Luis Alberto ‘tradhtoi’ Lazion, duke goditur mbi kuadrat penalltinë e 7-të për lacialët.