Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Kundër Argjentinës dhe Anglisë, Di Biagio publikon listën e Italisë

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Vetëm 4 muaj pasi nuk ia doli të sigurojë pjesëmarrjen për në Kupën e Botës ‘Rusi 2018’, Italia do të rikthehet të zbresë në fushë. Këtë herë në pankinë nuk është më i urryeri Ventura, por përkohësisht Luigi Di Biagio, që ka qenë trajner i Italisë U-21. Ky i fundit do të drejtojë kombëtaren italiane për miqësoret ndaj Argjentinës më 23 Mars dhe Anglisë 4 ditë më vonë, më 27 Mars.

Trajneri i përkohshëm i axurrëve ka publikuar edhe listën me 26 futbollistët që do të grumbullojë për këto sfida, teksa emrat e rinj duket se janë shumë të paktë. Kështu spikat grumbullimi për herë të parë i sulmuesve të rinj, Federico Chiesa i Fiorentinës dhe Patrick Cutrone i Milanit, të cilët po spikatin në këtë sezon në Serinë A.

Gjithashtu janë grumbulluar rishtazi edhe Brian Cristante i Atalantës, por edhe mbrojtësi Ferrari i Sampdorias, ndërsa pjesa tjetër janë të njëjtë me ata që grumbullonte edhe Ventura.

Vlen të përmendet se Mario Balotelli ka mbetur sërish jashtë, ndonëse prej ditësh flitej për një rikthim të tij në kombëtare. Gjithsesi, duket se mosgrumbullimi lidhet me shkaqe teknike, pasi me paraqitjen në fushë ish sulmuesi i Milanit dhe City-t ka bindur te Nice, ku luan aktualisht.