Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Kukësi e nis me fitore, ndaj debutuesve të Kamzës

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Pavarsisht humbjes në Superkupë, ndaj Tiranës, Kukësi ka arritur të startojë me fitore sezonin e ri të Superligës shqiptare.
Verilindorët arritën të mposhtin debutuesit e Kamzës, me rezultatin 1-0, pas një goli të shënuar nga prurja e merkatos verore, Elis Bakaj, me 11 metërsh.Pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0, me Kamzën që u mbajt mirë, ndërsa në minutën e 64 Alijev fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Bakaj.
Vlen të përmendet se atmosfera në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’ ishte e vakët dhe loja e Kukësit nuk ishte aspak bindëse, por në fund kanë vlerë tre pikët.