Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Kapiteni i Shpresave të Kosovës vjen të Shqipëria!

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Ardian Ismajli pritet të jetë emri më i ri që i bashkohet kombëtares shqiptare të futbollit. Mbrojtësi 22-vjeçar i Hajdukut të Splitit, ish kapiten i përfaqësueses së 21-vjeçarëve te Kosovës, prej kohësh dëshiron ngjyrat kuqezi dhe është shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre pasi tanimë ka marrë fund edhe çdo pengesë burokratike për të bërë hapin e madh.Mbrojtësi është pajisur me pasaportën shqiptare nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe pritet që në nëntor të marë një ftesë nga Panucci për tu bashkuar me kombëtaren në grumbullimin për sfidën e Nations League me Skocinë dhe miqësoren e pak ditëve më pas me Uellsin.

Futbollisti që aktualisht militon në Kroaci me Hajdukun e Splitit mund të luajë si në qendër të mbrojtjes ku spikat me aftësitë e tij ashtu edhe në krahun e djathtë, çka e bën një përforcim të rëndësishëm për këtë repart në grupin kuqezi. Futbollisti i ri luajti ndeshjen e tij të fundit me 21-vjeçarët e Kosovës, 16 tetorin e kaluar, kur ishte në fushë në humbjen 3-0 në transfertën me Izraelin, por mungesa e një ftese nga trajneri i përfaqësueses së parë të Kosovës Bernard Challandes ka qenë me sa duket episodi i fundit që e ka shtyrë mbrojtësin drejt Shqipërisë.Në të kaluarën Ismajli është kërkuar me ngulm nga Panucci për vetë potencialin që gëzon lojtari, dhe tani duket se në nëntor ai do të jetë përfundimisht lojtari më i ri që i bashkohet Shqipërisë, dhe i dyti rast brenda pak kohësh që kalon nga Kosova te kuqezinjtë pas Kastriot Dermakut.