Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Juventus nuk ndalet , ruan distancen me Interin .

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Juventus e ka mbyllur me fitore xhiron e 11-të në Serie A.Skuadra e Massimiliano Allegrit shënoi fitore me rezultatin 3:1 ndaj Cagliarit.
Kaluan vetëm 44 sekonda lojë kur Dybala zhbllokoi sfidën, për rezultatin 1:0.Reagimi i mysafirëve erdhi tek në minutën e 36’ me anë të Joao Pedro i cili realizoi një super gol.Vetëm dy minuta zgjati gëzimi i Cagliarit, pasi Bradaric në minutën e 38’ realizoi auto gol për të rikthyer epërsinë e Juventus.
Pjesa e dytë tregoi edhe disa raste të mira për Juventus. Duhej pritur deri në minutën e 86′ për të parë golin e tretë, i cili erdhi nga Cuadrado, pas asistimit të CR7.Me këtë fitore Juventus ngritët në kuotën e 31 pikëve dhe është lider në tabelë me gjashtë pikë më shumë se ndjekësi Inter.