Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Juventus i pamposhtur edhe ndaj Napolit

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Juventusi ka triumfuar në derbin e javës së shtatë në Serie A, duke e mposhtur Napolin që në fund mbeti me 10 lojtarë për shkak të daljes me karton të kuq të mbrojtësit Mario Rui.Pritjet për një takim i zjarret mes dy skuadrave më të mira në Itali në vitet e fundit u plotësuan kur Dries Mertnes e kaloi Napolin në avantazh vetëm pas 10 minutash lojë.Por, gëzimi i skuadrës së Carlo Ancelottit zgjati vetëm 15 minuta, pasi Mario Mandzukic shënoi me kokë nga afërsia pas një super asisti të Cristiano Ronaldos.

Skuadra e Massimiliano Allegrit përmbysi rezultatin 2-1 pasi Cristiano Ronaldo që lëshoi një “predhë” në drejtim të portës por topi për fatin e tij të keq u ndal nga shtylla.Napoli u fundos përfundimisht, me Cristiano Ronaldon përsëri protagonist. Portugezi asistoi me kokë për Leonardo Bonuccin, i cili shënoi në portën bosh.Juventusi vijon të kryesojë në Serie A me 21 pikë të grumbulluara. Napoli mbetet në vendin e dytë me 15 pikë, pas humbjes së dytë në këtë edicion.