Click Here!

Heynckes zyrtarisht trajner i Bayern

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Jupp Heynckes është trajneri i Bayern Mynchen deri në fund të sezonit. Skuadra bavareze ka zyrtarizuar lajmin që prej ditësh qarkullonte në media, për trajneri që do të drejtojë skuadrën, pas shkarkimit të italianit Carlo Ancelotti.

Bavarezët e kanë bërë zyrtar lajmin më faqen e internetit, ku kanë saktësuar se 72-vjeçari do ta drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit në vazhdim.

Heynckes që në rininë e tij ishte pjesë e Borussia Moenchedgladach ka drejtuar edhe 3 herë të tjera më parë Bayern Munachen. Atij ju besua pankina bavareze në sezonet 87-91, ku fitoi 2 tituj kampionë dhe 2 kupa.

Në vitin 2008-2009 pati një rikthimin të shkurtër në Mynih, ku nuk mund të fitonte titullin. Skuadra ju besua për herë të tretë në sezonin 2011, ku në harkun e 2 viteve fitoi kampionatin dhe kupën e Gjermanisë, si edhe Champions League.

“Unë nuk do të kthehesha në ndonjë klub tjetër në botë, por FC Bayern Munich është një punë dashurie për mua. Ekipi im i stërvitjes dhe unë do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë ekipin të luajë një futboll të suksesshëm sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruan Heynckes në Facebook.