Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Henry kthehet në shtëpi, zyrtarisht në krye të klubit francez

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |


Lajmi po qarkullonte prej ditësh, por tani bëhet zyrtar. Thierry Henry, është trajneri i ri i Monacos. Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës firmosi një kontratë 3-vjeçere, me klubin që i dha mundësinë atij të bëjë debutimin në botën e futbollit në vitin 1994.Francezi, që deri tani ishte asistenti i Roberto Martinez në stolin e përfaqësueses belge, zëvendëson në pankinën e Monacos, Leonardo Zhardim, që u shkarkua ditën e enjte për shkak të rezultateve negative që e kanë pozicionuar klubin e Principatës në vendin e tretë nga fundi të klasifikimit. Deri tani Monaco ka fituar vetëm 1 ndeshje në Ligue 1, ndërkohë që edhe në Ligën e Kampioneve ka pasuar humbje në 2 ndeshjet e para.

Kjo do të thotë se Thierry Henry e pret një mision i vështirë në stolin e Monacos. Ish-sulmuesi i përfaqësueses franceze javët e fundit u fol për një kalim te Aston Villa, ndërkohë që më parë ka qenë shumë pranë marrjes së drejtimit të Bordeaux.Në fund, 41-vjeçari preferoi të ulet në stolin e Monacos që i ka garantuar investime në merkaton e muajit janar në mënyrë që skuadra të përforcohet më shumë.