Gafa e gazetës spanjolle për Kombëtaren Shqiptare

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Gazeta spanjolle El Mundo Deportivo ka bërë një gafë në lajmin e saj për ndeshjen e kombëtares së Spanjës dhe asaj të Shqipërisë që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Në lajmin e publikuar, gazet ka shkruar Macedonia në vend të Shqipërisë duke vendosur ndërkohë edhe flamurin shqiptar përsipër.

Nuk dihet nëse gafa në fjalë është bërë për shkak të padijes së gazetarit apo ndonjë problemi teknik, por ajo ka lënë një shije jo të mirë tek tifozët shqiptarë.