Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Gaboi me VAR, dënohet me VAR

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Nga momenti që i dhanë stemën e FIFA-s, deri në pezullimin nga Shoqata e Aribrave ka kaluar vetëm një muaj. Daniele Doveri, arbitri i derbit Juventus-Torino, për shkak të vlerësimit gabim në golin e dytë të Juventusit, edhe pse përdori VAR do të ndëshkohet me 1 ose 2 javë pezullim.

Nëse deri në këtë moment ishin dhënë penallti, gola, kartonë apo vlerësime të tjera për raste të dyshimta, sitemi VAR tani ka dhënë një ndëshkim edhe për vlerësimin e gabuar gjatë ndeshjes, edhe pasi ka parë videon në VAR. Doveri do të pezullohet për 1 ose 2 ndeshje për mosdhënien e faullit të Khedirës në dëm të Aquah, gjatë aksionit që përfundoi me golin e dytë në favor të Juves.

Pasi u shënua goli nga Mandzukiç, Doveri pati sinjal nga VAR dhe u detyrua të shihte videon e aksionit, të cilin e quajti të rregullt përpara trajnerit Mihajloviç që shpërtheu në protesta, e më pas përfundoi jashtë me karton të kuq. Ndërkohë Shoqata e Arbitrave Italianë e ka gjykuar të padrejtë vendimin dhe ka propozuar pezullimin e arbitrit Doveri.