Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

FSHF: Rrezikon përfundimi i “Arenës Kombëtare”. Fajin e ka…

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |


Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë me dije se nga mosrimbursimi i TVSH-së nga Ministria e Financave i pjesës së investimit të kryer nga qeveria e futbollit, mungojnë afërsisht dy milionë euro, “shumë kjo e konsiderueshme që vë në diskutim serioz përfundimin e projektit”.“Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje. Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit, që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore. Gjithsesi, FSHF do t’i drejtohet Gjykatës për këtë çështje, por është për të ardhur keq sesi një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk iu ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016”, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern”, lexohet në komunikatën e FSHF-së.