Frankfurti pas 30 vitesh fiton Kupën e Gjermanisë

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Eintracht Frankfurti ka bërë befasinë e madhe pasi ka mposhtur Bajernin e Mynihut në finalen e Kupës së Gjermanisë.Në përballjen në “Olympiastadion” të Berlinit, skuadra e e Nico Kovacit triumfoi me rezultatin 3-1 përballë skuadrës së Jupp Heynckes.Frankfurti arriti ta fitojë Kupën e Gjermanisë për herë të parë pas 30 viteve dhe të pestën në përgjithësi në histori të saj.Frankfurti tregoi se kishte ardhur për ta rrëmbyer këtë kupë qysh herët në ndeshje, kur Ante Rebic shënoi pas vetëm 10 minutave lojë.

Bayern ka humbur të shënonte para Frankfurtit sikur goditja e Robert Lewandowskit të mos ndalej nga shtylla.Megjithatë, përpjekjet e kampionit të Bundesligës u shpaguan në fillim të pjesës së dytë, pasi sulmuesi polak Lewandowski shënoi për t’i barazuar shifrat pas një asisti nga Joachim Kimmich.Bayern vazhdoi sulmet dhe përsëri ishte shumë pranë golit, por gjuajtja me kokë e Mats Hummels përfundoi vetëm në shtyllë.

Frankfurti e befasoi për herë të dytë Bayernin dhe ia e siguroi titullin e Kupës së Gjermanisë falë një vrapimi fantastik të Rebic, i cili i zuri në hap mbrojtësit e Bayernit për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.Bayerni u fundos përfundimisht në kohën shtesë kur Mijat Gacinovic realizoi super gol për 3-1.
Për Heynckes kjo do të jetë finaja e fundit në karrierë si trajneri më shumë gjasë, pasi ai do të largohet në fund të sezonit.