FOTO/ Merr formë edhe streha e stadiumit, ja gjendja e punimeve tek “Arena Kombëtare”

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Ditët kalojnë, dhe “Arena Kombëtare” vazhdon të marrë formë akoma më shumë. Punimet janë në një fazë të avancuar dhe ritmet janë të larta. Nga pamjet e fundit, shihet qartë se strukturat e tribunave janë përfunduar pothuajse plotësisht.Ndëkohë, ka marrë formë edhe streha metalike e stadiumit, dhe gjithashtu edhe ajo është drejt përfundimit. Nga ana tjetër, po vijon puna për instalimet elektrike dhe hidraulike në tribunën kryesore.