FOTO/ Europa League, rezultatet e ndeshjeve të sotme, Milan dhe Arsenal për turp

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e mbrëmjes në Europa League. Nga takimet e sotme, spikat barazimi i Arsenalit me Cervena Zvezdën 0-0, në Londër dhe i Milanit në Athinë me AEK-un.

Skuadra e Thomas Strakoshës, Lazio, ka mundur Nicën, me rezultatin 1-0, ndërsa Atalanta e Etrit Berishës, u barazua në fund, nga Apolloni, në ndeshjen që përfundoi 1-1.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme të Europa League.