Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Flamurtari bleu lojtarin e shumëpritur dhe bëhet i frikshëm, ja si ndryshon formacioni i vlonjatëve

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |


Ditën e djeshme presidenti i Kukësit dhe i Flamurtarit gjetën një akord, përsa i përket sulmuesit Elton Kale. Braziliani do të jetë i vlonjatëve, që tani më mund t’i quajmë një ekipi i frikshëm. Që nga porta e deri tek tek maja e sulmit, Flamurtari mund të quhet një nga ekipet më të plota dhe cilësore të kampionatit. Koliçi, Siljanovski, Alla, Veliu dhe Musta do të jenë ata që do të mbrojnë portën nga goli.Në mesfushë kemi Bathën dhe Useinin, ndersa sulmi është “ajka” e këtij Flamurtari. Torasa, Danilo Alvesh , Kale dhe Bushiç do të jenë “gjahtarët” e golit për bregdetarët, të cilët kanë ngelur shumë pas në klasifikim.