Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Fituesi i “Topit të Artë”, spiun i Gjermanisë Lindore !

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Matthias Sammer ka zbuluar se ka qenë një pjesë e “STASI”, policisë sekrete famëkeqe të Gjermanisë Lindore, gjatë periudhës që luante te Drezden. Por për ish-futbollistin e kombëtares gjermane ajo ka qenë një zgjedhje e detyruar, nëse donte të luante futboll, në të kundërt karriera e tij do të mbyllej para kohe.

“Kishte mekanizma të cilëve nuk mund ti rezistoje dot – deklaroi për Bild ish-mbrojtësi, fitues i Topit të Artë në vitin 1996 – Në atë kohë shefi i Dinamos së Drezdenit ishte Erich Mielke, ministër i sigurisë kombëtare, kështu që futbollistët ishin të përfshirë në regjimin e urdhëruar nga MInistria dh nëse doje të luaje duhej të ishje pjesë, ashtu sikundër kjo ishte edhe një mënyrë për ti shpëtuar shërbimit ushtarak të detyruar. Nëse refuzojë do hyje patjetër në ushtri dhe unë natyrshëm do të largohesha nga Dinamo, e rrjedhimisht do merrte fund edhe karriera”, tha Sammer.

Ish-mbrojtësi i Dortmund e Shtutgart, skuadra ku ka qenë edhe futbollist edhe trajner përpara se të bëhej drejtor sportiv i Bayern Munchen ka sqaruar se “nuk kam spiunuar askënd, nuk kam prekur kurrë armë me dorë dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë stërvitje ushtarake. Sigurisht që ishte e trishtë që të bëjë pjesë në atë sistem të keq, por nuk kishim zgjidhje”.

Dhe Sammer dinte diçka më shumë nëse nuk zbatoje urdhrat, pasi babai i tij, Klaus nuk pranoi të bëhej pjesë e SED(Partisë Socialiste të Gjermanisë Lindore) dhe për këtë motiv u la jashtë ekipit kombëtar.