Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

FIFA ndryshon formatin e Kupës së Botës për klube, shtohen pjesëmarrësit

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

FIFA ka vendosur që të ndryshojë formatin e Kupës së Botës për klube, i cili zhvillohet çdo vit. Sipas mediave spanjolle, FIFA ka vendosur që më formatin e ri, Kupa e Botës për klube do të zhvillohet çdo 4 vjet dhe në të do të marrin pjesë 24 skuadra.

Mes pjesëmarrësve, do të jenë ekipet më të mira të 4-vjeçarit, 12 prej të cilave nga Europa, 5 nga Amerika e Jugut dhe nga dy për kontinentet e Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Veriut.

24 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në 8 grupe me nga 3 ekipe, por ka ende dilema në lidhje me kohën kur do të zhvillohet kjo garë.

Opsioni kryesor mbetet muaji qershor, por nuk përjashtohet as dhjetori, siç është aktualisht. Gjithsesi, në takimet e ardhshme të organizmit më të lartë të futbollit në botë, do të marrin formë edhe detajet e kësaj gare për klube.