Fati i Argjentines ne ndeshjen e fundit .

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Messi me shokë dështuan të mposhtin në shtëpi, rivalin e drejtëpërdrejtë, Perunë, duke shtyrë çështjen e kualifikimit në ‘Rusi 2018’, për më datë 11 tetor, kur do të luhen edhe ndeshjet e fundit kualifikuese.

Vendasit kontrolluan lojën në pjesën e parë, por rastet e shënimit ishin me pikatore, ndërsa vetëm një tentativë e Messit solli panik në portën peruane.

Në fillim të pjesës së dytë Argjentina pati mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh, por së pari portieri priti gjuajtjen e Benedettos dhe më pas shtylla ndali goditjen e Messit. Portieri i Perusë tregoi një formë të mirë edhe në 3-4 goditje të tjera nga distanca, të futbollistëve argjentinas, që kërkonin golin me ngulm.

Por, ndërsa yjet e Argjentinës nuk gjetën dot rrjetën, për të hedhur një hap drejt kualifikimit, është një tjetër ekip, që i jep një asist ekipit të Sampaolit.

Paraguaji shënoi dy herë në minutat e fundit të takimit ndaj Kolumbisë, duke fituar 1-2 dhe duke i lënë argjentinasve sërish në dorën e vet, fatin e kualifikimit.

Aktualisht Argjentina është në vendin e gjashtë me 25 pikë, po aq sa Peruja dhe një më pak se Kili dhe Kolumbia. Pas pesë ditësh Peruja do të presë Kolumbinë në një përballje direkte, ku e fituar është Argjentina, e cila nëse fiton në Ekuador siguron minimalisht fazën e Play off.