Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Ernest Gjoka eshte trajneri i ri i Kamzës

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Ernest Gjoka është trajneri i ri që do të drejtojë skuadrën e Kamzës. Këtë e ka njoftuar vetë klubi me anë të një njoftimi në profilin e tyre në Facebook.Kanë mjaftuar vetëm 8 fjalë për të bërë publik lajmin se Gjoka do jetë në krye të kamzalinjëve.
“Zyrtare! Ernest Gjoka është trajneri i skuadrës sonë. FK Kamza”, shkruhet në njoftimin e klubit që për momentin ndodhet në krizë rezultatesh dhe ka shkarkuar dy trajnerë në 12 javë kampionat, i fundit ishte Klodian Duro.Kujtojmë që Gjoka ka qenë në krye të Kamzës në sezonin 2011-2012 dhe në karrierën e tij ka drejtuar klube si Kukësi, Flamurtari, Apolonia dhe Tomori.