Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Doni më për Belulin? Guerrils kanë diçka për të gjithë

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

72 vjet Partizan. Një ditë e shënuar për të kuqtë, por jo për tifozët, ata ultras. “Guerrils” nuk janë në stadium në ndeshjen me Kamzën dhe nga jashtë tij lëshojnë një mesazh dhe e kanë me të gjithë: drejtuesit, lojtarët dhe politikën, të majtë e të djathtë. Ata nuk kursejnë asnjë përpara Partizanit.

DEKLARATA E GUERRILS

“Në përvjetorin e 72-të të themelimit të klubit Partizani do ishte ideale sikur tifozeria të mundohej që me një koreografi te arrinte të nderonte sado pak arritjet e sukseset e një klubi me një histori të lavdishme e një fanelle të rëndë. Te nderonte klubin qe është ngritur mbi domethënien e gjithëpërfshirjes dhe jo te përjashtimit. Pra një klub qe i kalon kufijtë lokale, madje ne disa raste dhe kombetare, është klubi i te gjithëve . Një klub qe është “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe “Nderi i kombit”. Por ne këtë përvjetor klubi ynë ka marre një hije tjetër, ai është përjashtues përderisa ne rastin me te mire mendojmë qe drejtohet nga njerëz te paafte dhe ne rastin me te keq nga njerëz dashakeqes qe kane qëllime te caktuar dhe Partizanin kërkojnë ta përdorin. Ne rastin me te mire presidenti i klubit nuk merr vesh nga futbolli, ne rastin me te keq ai nuk di se ç’kuptim ka Partizani. Ne rastin me te mire drejtori, vëllai i kryeministrit, nuk e kupton se çfarë rëndësie kane tifozët ne një ndeshje futbolli, ne rastin me te keq ai është pale me represionin policor dhe lënien jashtë me dashje te tifozëve. Ne rastin me te mire trajnerë, lojtare Moxha e poça brenda klubit janë hajvanë, nuk dine ku kane ardhur e ku do shkojnë, ne rastin me te keq janë një tufe intrigantësh qe duan te hajnë njeri tjetrin.

Sot stadiumi është pa Guerrils, se Guerrils nuk pranojnë te paragjykohen te etiketohen dhe te trajtohen si kriminele. Ne rastin me te mire policia është e paafte ne rastin me te keq represioni është i mirëmenduar.

Nga e gjithë kjo situate, ne rastin me te mire humbim ne, ne rastin me te keq humb Partizani !

Ultras Guerrils, ndryshe ata që nuk e rruajnë për askënd, qoftë polici a politikë, federate a kollarexhinj, qoftë për ata djathtas po sidomos për ata hipokritet në tribune Vip majtas”.