Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Derbi Milan-Inter do të luhet më 4 prill

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |


Derbi Milan-Inter, i vlefshëm për javën e 27-të të Serie A, shtyrë për shkak të ndarjes së papritur nga jeta të Davide Astori do të luhet më 4 prill.

Pas eliminimit të Milanit nga Europa League është fiksuar e mërkura e 4 prillit në orën 18.30, orë e detyruar për shkak të ndeshjeve të Champions League. Derbi do të luhet pikërisht në datat kur do të rikuperohen edhe ndeshjet e tjera të praparambetura të javës së 27-të të Serie A.

Federata italiane ka zbatuar rregulloren, sipas së cilës ndeshjet e prapambetura duhet të luhen brenda 15 ditëve ose në datën më të afërt të lirë. Një tjetër datë e lirë ishte edhe data 25 prill, por në këtë rast kjo date nuk ishte në favor të Interit.