Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Danilo Alves, Flamurtari “thyen” Laçin

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |


Mbyllet me fitoren e Flamurtarit java e 16-të e Kategorisë Superiore. Kuqezinjtë mposhtën 1-0 në Vlorë, Laçin e Migen Memellit në një duel të drejtpërdrejtë për zonën europiane. Vendosi gjithçka gjithçka një supergol i Danilo Alves në minutat e fundit të pjesës së parë, për t’i dhënë tre pikët Flamurtarit dhe për ta ngjitur skuadrën e Dajës në kuotën e 25 pikëve, një më pak se Laçi që pozicionohet në vendin e 5-të.

Edhe pse kishte mungesa të rëndësishme si ato të Torassës, Bathës dhe Useinit, Flamurtari shfaqi më shumë dëshirë në fushë dhe e meritoi fitoren. Vlonjatët bënë një pjesë të parë pozitive ndërsa në fillimin e pjesës së dytë e dominuan kundërshtarin duke iu afruar në disa raste golit të dytë, por pa ja arritur qëllimit.

Në minutën e 88-të shtylla dhe më pas Koliçi i mohuan golin e barazimit skuadrës së Migen Memellit pas goditjes së Altipamarkovskit. Takimi në Vlorë u mbyll i tensionuar pasi në çastet e fundit, futbollistët e të dyja skuadrave u përplasën me njëri-tjetrin, por për vendasit e rëndësishme ishte marrja e tre pikëve.