Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Cikalleshi shenon golin e pare me Osmanlispor

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Sokol Cikalleshi e feston me gol rikthimin në kombëtare. Goli i parë i sulmuesit shqiptar në këtë sezon i solli fat Osmanlispor-it që regjistroi fitoren e parë në kampionatin turk. Në javën e 7-të skuadra nga Ankara-ja falë edhe finalizimit të Cikalleshit mposhti në shtëpi me rezultatin 3-0 Kasimpasa-n, në një sfidë të dominuar nga formacioni i trajnerit Irfan Buz.

Në ndeshjen e tij të 4-t dhe të dytën si titullar me fanellën e skuadrës së tij të re Osmanlispor, Cikalleshi arriti të zhbllokohej për ti treguar edhe trajnerit të kombëtares kuqezi Christian Panuci se gëzon një formë të mirë dhe mund të jetë një alternativë shumë e vlefshme në sulm për dy sfidat shumë të rëndësishme të muajit Tetor, ndaj Spanjës dhe Italisë.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë kur rezultati ishte 1-0 në favor të Osmanlisporit falë golit të Cagiran, Cikalleshi bëri bomberin e vërtetë brenda zonës duke shënuar edhe golin e avantazhit të dyfishtë për skuadrën kryeqytetase. Në pjesën e dytë ,gjeti rrugën e rrjetës edhe Umar për të fiksuar shifrat përfundimtare të këtij takimi në 3-0. Me këtë sukses Osmanlispor u ngjit në kuotën e 4 pikëve por vazhdon të mbetet në vendin e fundit të kampionatit turk.