Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Çfarë po ndodh në Real? Valë largimesh, ja lojtarët që do largohen

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |
Hotels, Online Hotel Reservations, Cheap and Luxury Hotel Deals, Best Hotel Rates - booked.net

Real Madrid u shpall kampion i Europës duke mundur në finalen e Kievit Liverpoolin me rezultanin 3-1. Fitimit të trofeut i bashkohet edhe rekordi që ata vendosën duke fituar trofeun më prestigjoz të botës 3 herë rradhazi.

Por siç duket festa në kampin madrilen po mbaron shumë shpejt dhe drejtuesit e ekipit ndodhen përpara një problemi shumë të madh. Shumë lojtarë të Real Madrid të cilët kontribuan në fitimin e këtij trofeu kanë shprehur dëshirën për tu larguar nga Los Blacos.Benzema, Kaylor Navas dhe Bale janë 3 emra që flitej prej kohësh për një largim të mundshëm nga Reali. Për këta lojtarë ishin edhe drejtuesit e Realit që binin dakort.

Por si të mos mjaftonte kjo, edhe Luca Modric ka shprehur dëshirën për një largim të mundshëm. Mesfushori kroat është në kërkim të një aventure të re. Kjo do krijojë shumë probleme në Real pasi fantazisti Modric është prej kohësh lojtar kyç.

Nuk mbaron me kaq. Pas finales Real Madrid u dridh nga deklarata e Ronaldos ku paralajmëronte largimin e tij. Akoma jo diçka zyrtare, por që të gjithë presin me ankth.
Festa u kthye në mort për realin. Tani drejtuesit duhet të mendojnë për një merkato shumë të fortë, në mënyrë që të vazhdojnë të jenë në majat e futbollit.