Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Berisha dhe Veseli titullarë, fitojnë Atalanta e Empoli !

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |


Me Etrit Berishën në portë dhe Berat Gjimshitin që nuk ishte as në stol, Atalanta mori një fitore shumë të rëndësishme brenda në Dacia Arena përballë Udineses me rezultatin 1-3. Duvan Zapata ishte heroi i miqëve, ish lojtari i bardhezinjëve nga Friuli ishte autori i të tre golave për Atalantën që me këtë sukses u ngjit përkohësisht në vendin e 6-të të renditjes, ndërkohë që Etrit Berisha bëri një paraqitje shumë të mirë dhe nuk kishte asnjë lloj përgjëgjësie në barazimin provizor të Udineses që mban firmën e Lassagnas në minutën e 12-të.

Me Frederik Veselin titullar dhe që u ndëshkua edhe me karton të verdhë Empoli vazhdoi seriënë e rezultateve pozitive duke mposhtur 2-1 Bolognan në shtëpi. Filipo Inzaghi tashmë rrezikon ndjeshëm shkarkimin nga stoli kuqeblu ndërkohë që Beppe Iachini në 4 javë me Empolin ka grumbulluar 10 pikë duke bërë mrekullinë pasi në 11 javë me Andreazzoli në stol skuadra toskane grumbulloi vetëm 6 pikë. Në suksesin e Empolit realizuan dy sulmuesit Caputo dhe La Gumina ndërsa për Bolognan barazoi provizorisht Andrea Poli. Përfundoi në barazim 1-1 ndërkohë sfida tjetër e orës 15:00 mes Parmës dhe Chievos.