Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Bayerni i vendosur, shënjestron Dybalën dhe Griezman

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |


Ekipi kampion i Gjermanisë, Bayerni i Mynihut ka filluar që tani projektimin për merkaton e vitit të ardhshëm për t’u bërë ballë ndryshimeve të mëdha, sidomos pas lamtumirave të pritshme të Franck Ribery dhe Arjen Roben.

“Preja” e duhur për gjigantët e futbollit gjerman mbetet Antoine Griezmann, por klauzola e largimit që kap shifrën 200 milionë euro, mund t’i sprapsë bavarezët. Për këtë arsye, lojtari më i arritshëm konsiderohet Paulo Dybala i Juventusit.

Gjermanët ëndërrojnë goditjen e madhe, ndaj së shpejti pritet të nisin kontaktet me drejtuesit bardhezi. Juventusi, që ka shpenzuar 40 milionë euro në vitin 2015 për ta marrë argjentinasin nga Palermo nuk do të kënaqej me një ofertë poshtë 100 milionë euro.