Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Bayerni i vendosur për të blerë kartonin e James Rodriguezit

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |

Bayerni i Mynihut është gati të bëjë mesfushorin kolumbian, James Rodriguez, një lojtar 100% bavarez. 27-vjeçari u huazua në verën e vitit 2017 për dy sezone nga Real Madridi me të drejtën e blerjes dhe tani drejtuesit duan ta konkretizojnë blerjen e kolumbianit për 42 milionë euro. Ata kanë thirrur menaxherin e famshëm, Jorge Mendes, për të diskutuar një operacion të tillë dhe për ta mbyllur këtë çështje përpara muajit dhjetor, teksa blerja e fantazistit nga Real Madridi do të shoqërohet edhe me një kontratë të re deri në vitin 2023.