Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

“Ballist” Morina drejt ekstradimit. Shqipëria apel Kroacisë

Filed under: Sporti,Sporti shqiptar |

Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi i ka bërë kërkesë autoriteteve kroate, që të mos ekstradojnë në Serbi shtetasin Ismail (Ballist) Morina, i njohur për lëshimin e dronit mbi Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të shtetasit shqiptar Ismail Morina, ai ka marrë kontakt urgjent zyrtar, me autoritetet kopetente kroate, për të argumentuar nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, pamundësinë e ekstradimit të tij në Serbi.

Për këtë qëllim, me shkresën nr.4782, datë 28/07/2017, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, Ministri Bardhi i ka kërkuar zyrtarisht homologut të tij kroat, mos miratimin e kërkesës për ekstradim, duke vlerësuar se kërkesa për ekstradim bie ndesh me Konventën e Këshillit të Europës “Për ekstradimin” dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike.

Në këtë shkresë, Ministria e Drejtësisë ka marrë angazhimin që në një kohë sa më të shpejtë, të përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë në Kroaci, të gjitha faktet dhe provat që dëshmojnë se jemi përpara një shkeljeje politike, për të cilën bazuar në nenin 3 të Konventës së Këshillit të Europës “Për Ekstradimin”, nuk mund të akordohet ekstradimi.

Ministri i Drejtësisë, në kërkesën drejtuar autoriteteve kroate, ka argumentuar se në rast ekstradimi në Serbi, shtetasi shqiptar Ismail Morina rrezikon t’i nënshtrohet përndjekjes, persekutimeve apo diskriminimeve të motivuara politisht, për shkak të shtetësisë së tij dhe gjendjes personale apo shoqërore, çka përbën shkelje të një të drejte themelore të njeriut, që duhet të pengojë miratimin e kërkesës për ekstradim.

Për këtë qëllim, ditën e sotme, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, për t’i vënë në dispozicion të gjitha faktet dhe provat që dëshmojnë përdorimin politik nga autoritetet serbe, të ngjarjes së ndodhur në stadiumin e Beogradit, në Nëntor të vitit 2015, si dhe sjelljes çnjerëzore të tifozëve dhe personelit serb të stadiumit, ndaj ekipit kombëtar shqiptar.

Në këtë mënyrë ministria dëshiron t’i provojë palës kroate, rrezikun real që i kanoset shtetasit Ismail Morina, për shkak të shtetësisë së tij shqiptare, në rastekstradimi në Serbi.

Gjithashtu po sot, z. Bardhi i ka njoftuar Ministrisë së Punëve të Jashtme shkresën që i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, duke kërkuar nga MPJ që të vlerësohet mundësia për ndjekjen e rrugëve të tjera diplomatike, apo marrjes së kontaktit me autoritete të tjera shtetërore të Republikës së Kroacisë, për të mundësuar mos miratimin nga autoritetet kompetente kroate, të kërkesës së Serbisë për ekstradimin e shtetasit shqiptar Ismail Morina.

GJithashtu kërkohet edhe pranimi nga ana e Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Kroacisë, të kërkesës së Ministrit Bardhi, për mos ekstradimin e tij.

Ministria e Drejtësisë shpreh të gjithë angazhimin e saj institucional në mbrojtjen e të drejtave të shtetasit shqiptar Ismail Morina dhe ndjekjes së të gjitha rrugëve ligjore dhe institucionale për të penguar ekstradimin e tij në Serbi, jashtë kushteve të lejuara nga konventat ndërkombëtare në këtë fushë.