Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!

Aleancë mes trajnerëve, Ancelotti përkrah Mourinhon

Filed under: Sporti,Sporti neper bote |


Përballë të gjithë atyre kritikave për reagimin polemizues dhe sfidën e hapur ndaj tifozëve të Juventusit, Jose Mourinho mori një mbështetje për fundin kontrovers të sfidës së Torinos, ku Manchester United mundi kampionët e Italisë.Carlo Ancelotti doli në mbrojtje të kolegut të tij portugez, duke e cilësuar një reagim të logjikshëm në fundin e një ndeshjeje me ofendime pafund ndaj “Special One”.“Më falni, nuk e dëgjova”, tha me shaka trajneri i Napolit, duke përsëritur gjestin e Mourinhos në “Allianz Stadium”, ndërsa më pas shpjegoi edhe pse ishte në krah të luzitanit.“Përtej shakave, duhet të them që veprimi i Mourinhos ishte krejtësisht i justifikueshëm, pasi nuk bëri asgjë vulgare apo ofensive ndaj tifozëve. Ai u ofendua në mënyrë të përsëritur. Në stadiume duhet të përkrahësh skuadrën tënde dhe jo të fyesh kundërshtarin”, tha Ancelotti.Objektivi i teknikut dhe i skuadrës së tij, Napoli, do të jetë suksesi të shtunën kundër Genoas, për t’i dhënë vazhdimësinë një momenti të rëndësishëm në sezon.